Aktualitet

Festat e fundivitit, dhjetëra qytetarë rikthehen në atdhe, numër i lartë ‘hyrje-daljesh’ në Portin e Durrësit (Shifra

3 Janar 2021, 16:07 Nga DOSJA
Festat e fundivitit, dhjetëra qytetarë rikthehen në atdhe,

DURRËS- Edhe pse në kohë pandemie, dhe shumica e kufijve të botë janë mbyllur , dhjetëra qytetarë shqiptarë janë kthyer në atdhe për festat e fundvitit.

Autoritetet Portuale Durrës bëjnë me dije se ditën e fundit të vitit 2020, kanë hyrë në portin e Durrësit 1,363 udhëtarë nga 2 linja, Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës, ndërsa ditën e parë të këtij viti të ri, domethënë me 1 janar janë larguar nga Shqipëria 1,008 udhëtarë dhe 642 mjete.

Ndërkohë mesohet se me datë 31 të vitit 2020, linja ka funksionuar vetëm në hyrje. Me tragetet “Francesca” dhe “Rigel VII” të linjës Bari-Durrës, si dhe trageti “AF Claudia” i linjës Ankona-Durrës, janë pranuar 1,363 pasagjerë 642 mjete.

Në ditën e parë të këtij viti linja ka funksionuar vetëm në dalje. Mësohet se drejt Portit të Barit në Itali kanë lundruar dy tragete, “Francesca” dhe “Rigel VII”, me 1,008 pasagjerë dhe 271 mjete.

Sakaq, mësohet se me dayë 2 të këtij viti, lundrimet kanë vijuar normalisht, pra Durrës-Bari dhe anasjellas dhe janë transferuar 1,318 pasagjerë dhe 397 mjete (1,214 pasagjerë në dalje dhe 104 pasagjerë në hyrje).

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet porti i durresit porti i durresit

Sondazh

Poll