Aktualitet

E rëndë në Elbasan/ Furgoni përplaset me “Wolkswagen”-in kabriole që po kthehej nga ‘party’, plagosen gjashtë pers

3 Janar 2021, 18:42 Nga DOSJA
E rëndë në Elbasan/ Furgoni përplaset me

ELBASAN– Një 26-vjeçar ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme, në Elbasan, në aksin Elbasan-Metalurgji, pranë fshatit Bradashesh.

Një mjet “Wolkswagen” kabriole që po kthehej nga festimet për fundvit në juglindje është përplasur me një furgon me turistë që po ktheheshin nga Korça, duke lënë kështu shtatë të plagosur. Njëri prej tyre, 26 vjeç, Kledis Deda ishte në gjendje të rëndë dhe u fut në reanimacion në spitalin e Elbasanit. 

Por, pavarësisht ndihmës mjeësore që ka marrë, i riu nuk mbijetoi dot dhe ndërroi jetë.

Gjashtë të plagosurit janë dërguar gjithashtu ë spitalin e Elbasanit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor po heton gjithashtu për shkaqet e aksidentit, ndërkohë që paraprakisht raportohet se ajo që solli përplasjen e fortë ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonin mjetet dhe një parakalim i gabuar. Ky aksident ka bllokuar edhe aksin rrugor për shkak të kthimit të qytetarëve që kanë festuar natën e ndërrimit të viteve në Korçë dhe jo vetëm.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan elbasan aksident ne elbasan elbasan

Sondazh

Poll