Aktualitet

EMRI/ E rëndë në Laç, mjeti përplaset me trafikndarësen dhe shpërthen në flakë, drejtuesi dhe pasagjeri nisen me urgjen

3 Janar 2021, 14:36 Nga DOSJA
EMRI/ E rëndë në Laç, mjeti përplaset me

LAÇ- Dy persona kanë mbetur të lënduar dhe kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në kryqëzimin e Laçit në autostradë.

Enver Lika, drejtues mjeti po udhëtonte bashkë me një tjetër persona drejt Laçit, por është aksidentuar. Shpejtësia e lartë me të cilin po udhëtonin ka bërë që mjeti të dalë nga rruga e të shpërthejë në flakë.

Si pasojë e flakëve, Lika dhe pasagjeri kanë marrë djegie të mëdha dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës. Në videon e mëposhtme shihet edhe makina në flakë, në momentin që policia dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes. 

Grupi hetimor po hetojnë për shkaqet e ngjarjes, por paraprakisht u raportua se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë e makinës.

(i.a;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne mamurras digjet makina ne lac enver lika aksident ne mamurras digjet makina ne lac enver lika

Sondazh

Poll