Aktualitet

Sekuestrimi i pasurive të Llallës, GJKKO shpall moskompetencë, dosja kalon në duart e Gjykatës së Tiranës

3 Janar 2021, 14:59 Nga DOSJA
Sekuestrimi i pasurive të Llallës, GJKKO shpall moskompetencë,

TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur moskompetencë për shqyrtimin e dosjes se sekuestrimit të pasurisë së ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Mësohet se vendimi është marrë gjatë seancës së mbajtur në javën e fundit të vitit 2020. Për pasojë, tashmë dosja ka kaluar në Gjykatën e Tiranës.

Ish-kryeprokurori Llalla u mor zyrtarisht i pandehur për fshehje ose deklarim të rremë të pasurive, vepër penale që e ka kryer tre herë, në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Ndërsa më datë 3 dhjetor, GJKKO njoftoi se ka sekuestruar pasuritë e ish-kryeprokurorit Adriatik Lalla pas kërkesës së bërë nga SPAK. Bëhet fjalë për disa apartamente dhe ara në Tiranë dhe në Durrës. 

Ky njoftim u prit mirë edhe nga ambasadorja Yuri Kim e cila shkruante se SPAK po jepte rezultate duke hetuar rastet për të cilat u krijua.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjkko moskompetence per pasurite e llalles sekuestrohen pasurite e adriatik llalles gjkko moskompetence per pasurite e llalles sekuestrohen pasurite e adriatik llalles

Sondazh

Poll