Aktualitet

Zhdukja e dy vajzave të mitura në Tiranë/ Për herë të fundit u panë në ‘Qytet Studenti’, me vete kanë para dhe kart

3 Janar 2021, 14:25 Nga DOSJA
Zhdukja e dy vajzave të mitura në Tiranë/ Për herë

TIRANË– Dy vajzat e mitura që u raportuan si të zhdukura nga familjarët e tyre janë parë për herë të fundit në ‘’Qytet Studenti’’.

Vajzat u larguan mëngjesin e dy ditëve më parë nga banesat e tyre dhe u kanë thënë familjarëve se do takojnë njëra-tjetrën.

Gjithë çka dihet prej tyre është se vajzat u ka thënë prindërve më 1 janar se do ikin tek njëra-tjera për t’i uruar “live” vitin e ri, por më pas janë zhdukur të dyja. Prindërit kanë tentuar që të komunikojnë me to, por ka qënë e pamundur pasi telefonat kanë qënë të fikur.

Por pasi të miturat nuk janë kthyer në banesë në mbrëmje, prindërit kanë vënë alarmin, duke shkuar në Komisariatin nr.1 për të bërë denoncimin. Policia në njoftimin zyrtar ka bërë të ditur se kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e dy të miturave.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tirane zhduken dy te miturat tirane zhduken dy te miturat

Sondazh

Poll