Aktualitet

1193 viktima në total/ Bien ndjeshëm shifrat, regjistrohen 3 të vdekur dhe 447 raste me Covid-19 brenda 24 orëve

3 Janar 2021, 15:39 Nga DOSJA
1193 viktima në total/ Bien ndjeshëm shifrat, regjistrohen 3 të

TIRANË– 1193 viktima, 23 mijë e 597 të infektuar aktivë dhe 34 mijë e 648 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë, në bilancin e 24 orëve të fundit bëri me dije se kanë ndërruar jetë edhe tre persona të tjerë nga Covid-19.

2 qytetarë nga Tirana dhe 1 qytetar nga Fieri të moshave 65-81 vjeç, nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19 duke humbur kështu jetën. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2,309 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 447 qytetarë në këto bashki: 130 raste në Tiranë, 34 raste në Durrës, 30 raste në Kuçovë, 27 raste në Lezhë, 18 raste në Vlorë, 17 raste në Lushnje, 15 raste në Shkodër, 13 raste në Krujë, Fier, Mat, Sarandë, 12 raste në Kurbin, 10 raste në Kavajë, 9 raste në Berat, 7 raste në Elbasan, Dibër, 6 raste në Kamëz, Tepelenë, 5 raste në Cërrik, Gramsh, Peqin, Kukës, Korçë, 4 raste Devoll, Mallakastër, Përmet, Kolonjë, 3 raste në Patos, Vorë, 2 raste në Mirditë, Gjirokastër, Delvinë, Vau Dejës, Belsh, Bulqizë, 1 rast në Skrapar, Klos, Rroskovec, Malësi e Madhe, Divjak, Ura Vajgurore, Tropojë, Has.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 295 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 295 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34,648 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën asnjë moment dhe të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID-19; vendosni maskë mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancimin fizik dhe higjenën personale, kufizoni kontaktet me të tjerët.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (03 Janar  2021)
Raste të reja ditore         447
Të shëruar në 24 orë      295
Të shtruar në spitale      295
Humbje jete në 24 orë   3
Testime ditore              2,309

Testime totale            268,102
Raste pozitive             59,438
Raste të shëruara       34,648
Raste Aktive                23,597
Humbje jete                1193

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13637
Fier  1689
Shkodër   1308
Durrës  1203
Vlorë   962
Korçë    967
Lezhë  923
Elbasan 884
Berat  770
Gjirokastër 488
Kukës 411
Dibër  355

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll