Bota

Përplasja e fundit mes Guaido-s dhe Maduro-s në Venezuelë, shkak ndihmat humanitare nga SHBA

13 Shkurt 2019, 07:39 Nga DOSJA
Përplasja e fundit mes Guaido-s dhe Maduro-s në Venezuelë, shkak

Udhëheqësi i opozitës në Venezuelë,  Juan Guaido ka deklaruar para popullit se ndihmat humanitare të SHBA-së do të futen në vend pavarësisht kundërshtimit të presidentit Nicolas Maduro.(Lexo këtu)

Guaido u tha mbështetësve të tij se ndihmat humanitare do të sillen në Venezuelë më 23 shkurt. “Ne kemi pothuajse 300,000 vetë, të cilët do të vdesin nëse ndihmat nuk do të hyjnë në vend. Ka pothuajse dy milionë njerëz, shëndeti i të cilëve është në rrezik”., u shpreh ai.  Ai po kështu deklaroi se Maduro duhet të largohet sa më parë nga pushteti. 

Maduro më herët u shpreh për BBC se ai nuk do t’i lejonte ndihmat pasi sipas tij është një mënyrë që SHBA të justifikojë këtë ndërhyrje.

Duhet të themi se SHBA dhe qeveritë perëndimore e kanë njohur Guaidon si president të përkohshëm. Ndërsa Maduro është i mbështetur nga Rusia dhe Kina. Ai ndodhet nën presion pasi flitet se do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme në vend.

Burimi: BBC

 

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota juan guaido ndihmat humanitare shba nicolas maduro udhëheqësi i opozitës në venezuelë juan guaido ndihmat humanitare shba nicolas maduro udhëheqësi i opozitës në venezuelë

Sondazh

Poll

Bota 12 Shkurt 2019, 18:52

Evropë të lutem zgjohu!

Duket se Evropa po kalon një krizë identiteti dhe destabiliteti po ndihet çdo ditë dhe më shumë. Por ajo që dallon më tepër janë  ndarjet pro dhe kundër ...