Bota

El Capo shpallet fajtor, Gjykata e Brooklyn-it jep vendimin për baronin e drogës

12 Shkurt 2019, 18:09 Nga DOSJA
El Capo shpallet fajtor, Gjykata e Brooklyn-it jep vendimin për baronin e

“El Chapo”, Joaquin Guzman u shpall fajtor nga Gjykata e Brooklyn-it, , për përfshirje në organizatë kriminale, si dhe trafikim të lëndeve narkotike.

Lajmi bëhet i ditur nga mediet ndërkombëtare, ku thuhet se paneli i gjykatësve kaloi më shumë se pesë ditë duke menduar fatin e “Baronit meksikan”të drogës para se ta dënonte atë në akuzë të lartë.

Joaquin Guzman, i cili dy herë ka shpëtuar nga burgu në Meksikë, tani përballet me jetën pas hekurave.

Vendimi pason një gjykim prej 11 javësh me dëshmi nga më shumë se 50 dëshmitarë të prokurorisë – përfshirë 14 ish-bashkëpunëtorët e Guzmanit që u ngritën kundër tij – dhe një rast mbrojtës 30-minutësh për një dëshmitar të vetëm.

Prokurorët kanë vërtetuar me detaje se si organizata e Guzman kishte trafikuar në më shumë se 328 milion linja operimi në trafikun e kokainës – të mjaftueshme për të siguruar më shumë se një linjë për çdo person në SHBA.

Në procesin e gjykimit, gjykatësve u treguan rezervat e konfiskuara, përveç AK-47 pushkëve, granatave, RPG-ve dhe armëve të tjera të zbuluara gjatë bastisjeve të ndryshme.

El Chapo”, 61 vjeç, akuzohet për 17 akuza të ndryshme, për kalimin e më shumë se 155 tonëve kokainë në SHBA – pa llogaritur drogat e tjera – dhe mbajtjen e pushtetit të grupit ‘Sinaloa Cartel’ përmes vrasjeve, rrëmbimeve dhe torturave.

Guzman ka qenë për vite të tëra njëri prej trafikantëve me të kërkuar të botës derisa u kap nga forcat speciale meksikane shkurtin e 2014-s, por e vuri qeverinë shumë shpejt në pozitë të vështirë me arratisjen përmes një tuneli korrikun e vitit 2015.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota denimi i joaquin guzman el chapo gjykata e brooklyn-it denimi i joaquin guzman el chapo gjykata e brooklyn-it

Sondazh

Poll