Bota

“Shkëmbim territoresh?”, Haradinaj: Nuk jam tregtar tokash, kush flet për këtë është armik i Kosovës

13 Shkurt 2019, 07:57 Nga DOSJA
“Shkëmbim territoresh?”, Haradinaj: Nuk jam tregtar tokash,

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur së fundmi për çështjen e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. 

Në një intervistë në “Tempora” të Sonila Meços, teksa u pyet për çështjen e shkëmbimit të territoreve ai deklaroi se tokat e Kosovës nuk janë mall për tregti. 

“Nuk ndërrohet territori dhe kufijtë. Vendi është njëherë i vendosur dhe nuk parashihet biseda kështu. Unë nuk jam tregtar dhe nuk përfaqësoj ndonjë mall për treg, sa metra këtej dhe as metra andej. Nuk ka kryetar qeverie që diskuton tokën e vet për shkëmbim. Është absurdi më i madh.”, u shpreh Haradinaj. 

Ai deklaroi më tej se fjalët që përdoren për kufijtë si shkëmbim, ndarje, demarkacion kufiri, janë ofendime për shtetin e Kosovës. Ai shtoi se kushdo që flet për ndryshim territoresh është armik i Kosovës.

“Kosova ka armiqtë e vet që nuk janë pajtuar as me pavarësinë, as me territorin. I ka pasur dhe do t’i ketë gjithë jetën. Ka edhe njerëz që kanë krijuar Kosovën dhe që e mbrojnë.

Kushdo që shënon marrjen e njohjes nga Serbia me ndërrim territoresh ose me lëvizje kufijsh është armiq i 17 Shkurtit dhe Kushtetutës, dhe në aktin e shpalljes së pavarësisë.”, tha kryeministri i Kosovës. (Lexo edhe këtë)

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kufiri me serbinë ramush haradinaj kufiri me serbinë ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Bota 12 Shkurt 2019, 18:52

Evropë të lutem zgjohu!

Duket se Evropa po kalon një krizë identiteti dhe destabiliteti po ndihet çdo ditë dhe më shumë. Por ajo që dallon më tepër janë  ndarjet pro dhe kundër ...