Bota

Nicolas Maduro thirrje Trump: Nëse ndërhyn sërish do largohesh nga Shtëpia e Bardhë “i ngjyrosur me gjak”

Nicolas Maduro ka paralajmëruar se mund të ketë edhe luftë civile në Venezuelë. Ai i ka bërë thirrje Trump dhe është shprehur: Nëse ndërhyn sërish do largohesh nga Shtëpia e Bardhë "i ngjyrosur me gjak"
Featured image of article: Nicolas Maduro thirrje Trump: Nëse ndërhyn sërish do largohesh nga Shtëpia e Bardhë “i ngjyrosur me gjak” Presidenti Nicolas Maduro
Përditësuar:

Gjendja politike në Venezuelë është ende e trazuar. Presidenti Nicolas Maduro ka thënë se nuk mund të përjashtojë mundësinë e luftës civile, pasi presioni rritet tek ai që të lëshojë pushtetin.

Në një intervistë televizive, ai paralajmëroi se Presidenti i SHBA Donald Trump do të largohej nga Shtëpia e Bardhë “i ngjyrosur me gjak” nëse ndërhyn  në punët e brendshme të shtetit të tij.

Maduro gjithashtu kundërshtoi me vendosmëri thirrjen e BE-së, që të zhvillohen sa më shpejt zgjedhjet në këtë shtet.

Udhëheqësi i opozitës Juan Guaido u shpall president i përkohshëm muajin e kaluar dhe fitoi mbështetjen e SHBA. Më pas edhe BE e mbështeti duke iu bërë thirrje shteteve europiane të jenë përkrah Guaidos.

Sipas presidentit të përkohshëm populli i Venezuelës po jeton në diktaturë dhe kjo  gjendje duhet të marrë fund sa më shpejt. (Lexo edhe këtë)

Burimi: BBC

J.V/Dosja.al

 

Shto Koment