Aktualitet

‘Nuk justifikonte pasurinë, kishte kontakte me të dënuar’, KPA shkarkon nga detyra Gani Dizdarin

13 Shkurt 2019, 08:21 Nga DOSJA
‘Nuk justifikonte pasurinë, kishte kontakte me të

TIRANË- Kolegji i Pavarur i Ankimimit ka shkarkuar përfundimisht nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari.

Trupi gjykues për Dizdarin ishte i përbërë nga kryetare Ina Rama, relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz.

KPA vendosi të lërë në fuqi vendimin e dhënë nga KPK më 16 korrik për largimin e tij nga detyra, pasi nuk kaloi tre kriteret e Vettingut. Ish-gjyqtari u dogj për shkak të pasurisë që nuk justifikonte dhe kontakteve me të inkriminuar. 

Dizdari ka qënë anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Por me përjashtim të Vitore Tushës, të gjithë ‘u dogjën’ nga Vettingu duke e nxjerrë jashtë funksionit Gjykatën. 

(k.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gani dizdari kpa kpk vettingu gani dizdari kpa kpk vettingu

Sondazh

Poll