Aktualitet

Premtimi i Ramës për aeroportin e Kukësit, qytetarët mosbesues: Gënjeshtër, e bëjnë për vota (VIDEO)

13 Shkurt 2019, 06:55 Nga DOSJA
Premtimi i Ramës për aeroportin e Kukësit, qytetarët

Ndërtimi i Aeroportit të Kukësit është një nga premtimet që kryeministri Edi Rama ka thënë së fundmi. Madje ai ka deklaruar se punimet në kantier për këtë aeroport do të nisnin në muajin shkurt.

“Brenda muajit Janar, maksimumi fillimi i shkurtit të fillojë puna në kantierin e aeroportit. Dua ta theksoj se nuk bëhet fjalë për një çelje të aeroportit që kemi, bëhet fjalë për një aeroport të ri, me një terminal të ri. Me një pistë që do të jetë disa qindra metra më e gjatë dhe që parashikohet për të gjitha kategoritë e avionëve që përmban edhe projekti i të ardhmes së aeroportit”, është shprehur Rama.

Por çfarë mendojnë qytetarët e Kukësit për këtë premtim të kryeministrit? 

Nga një Vox pop i bërë nga “Faktoje.al” qytetarët e Kukësit shprehen mosbesues ndaj këtij premtimi. Madje ka edhe nga ata që e cilësojnë si një premtim elektoral.

Gazetarja: Mendoni se funksionimi i aeroportit do të sjellë zhvillim për Kukësin?Keni shpresë se një ditë aeroporti i Kukësit do të bëhet funksional?

Qytetari 1: Normal, ajo dihet.  Jo nuk bëhen ajo gjë, gënjeshtra janë të gjitha ato që thonë. Po të ishte se do bëhej, ajo do ishte bërë me kohë. Tani që jemi në prag votash flasin dhe thonë që do e bëjmë. Asnjë gjë nuk bëhet këtu. Shikojeni edhe ju vetë sesi është Kukësi.

Qytetari 2: Për premtimet që kanë thënë, kanë thënë që do të hapet së shpejti. Tani ende nuk dihet. Kjo do sjellë veç të mira Kukësit.

Qytetari 3: Kurrë jo, nuk kam besim se do të hapet.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti i kukësit qytetarët edi rama aeroporti i kukësit qytetarët edi rama

Sondazh

Poll