Aktualitet

Laç/ 32 vjeçari i humbur prej 3 ditësh, familjarët: Kurohej për skizofreni (VIDEO)

12 Shkurt 2019, 20:38 Nga DOSJA
Laç/ 32 vjeçari i humbur prej 3 ditësh, familjarët:

LAÇ– Një 32 vjeçar, Edlir Bardhoshi, banor i lagjes nr 4 rezulton i zhdukur që prej 3 ditësh. Familjarët e të riut janë shprehur se kanë humbur kontaktet me djalin që prej ditës së dielë, rreth orës 11, pasi ka lënë në shtëpi telefonin, kartën e identitetit dhe sendet e tjera personale.

Sipas familjarëve, 32 vjeçari ka shkuar të ndjekë meshën në kishën e Shën Mëhillit, e cila ndodhet 500 metra larg shtëpisë së tyre.

Ditën e dielë, vajta në polici të interesohesh se mos vallë e kishtev ndaluar policia , për ndonjë gabim, por në polici nuk rezultoi ta kishin ndaluar. Prita deri sot në drekë për të bërë denoncimin, pasi mendova dhe shpresoja se do të kthehej, por sot me datë 12 shkurt 2019, denoncova në polici humbjen e djalit”, u shpreh Gjergj Bardhoshi, babai i 32 vjeçarit.

Ndërsa, familjarët pohojnë se Edliri kurohej prej 6 vitesh për skizofreni, por gjatë këtyre viteve nuk ka patur asnjë rast, ku ai mund të përfshihej në situata konfliktuale, ka qenë njeri i qetë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edlir bardhoshi gjergj bardhoshi laç edlir bardhoshi gjergj bardhoshi laç

Sondazh

Poll