Aktualitet

Aksident në Korçë, makina përplas 59-vjeçarin

12 Shkurt 2019, 21:28 Nga DOSJA
Aksident në Korçë, makina përplas 59-vjeçarin

Një 59-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Korçë mbrëmjen e sotme. Sipas njoftimit zyrtar nga policia, i plagosuri me inicialet A. D., është përplasur nga një mjet tip ‘Range Rover’ në aksin nacional Çiflig- Bulgarec.

I plagosuri është çuar me urgjencë në spitalin e Korçës ndërsa drejtuesi i automjetit, është shoqëruar nga policia në Komisariatin e Korçës për hetimet e mëtejshme. 

Informacion paraprak nga policia e Korçës:

Më datë 12.02.2019, rreth orës 21:00, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec, ka ndodhur një aksident ku shtetasi K.M, duke drejtuar mjetin tip ‘Range Rover’, ka aksidentuar shtetasin A. D, rreth 59  vjeç, këmbësor në rrugë, i cili aktualisht ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit, është  shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Po punohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 59 vjecari i plagosur aksident ne korce spitali i korces 59 vjecari i plagosur aksident ne korce spitali i korces

Sondazh

Poll