Aktualitet

Hapet drita jeshile për ndërtime në zonat arkeologjike në Durrës, Këshilli i Ministrave miraton vendimin (Foto)

12 Shkurt 2019, 21:58 Nga DOSJA
Hapet drita jeshile për ndërtime në zonat arkeologjike në

Hapet drita jeshile për ndërtim në dy ish-zonat e ndaluara në qytetin e Durrësit. Në datë 26 dhjetor të vitit 2018, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin që konsiston në zhbllokim të pjesshëm të ndërtimeve në zonën “A” dhe “B”, të konsideruara zona arkeologjike.

Sipas vendimit të KM, që tashmë ka mbarritur edhe për zbatim në institucionet lokale, në zonën arkeologjike “A”, të qytetit të Durrësit, lejohet vetëm : “mirëmbajtja, restaurimi dhe konservimi i integruar i monumenteve të kulturës dhe strukturave arkeologjike, pas shqyrtimit dhe miratimit të projekteve nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, në vijim KKTKM. Kryerja e formave të testimit, të tilla si: sondazhe që nuk cenojnë shtresat arkeologjike, studime gjeofizike, regjistrim digjital i terrenit, të përcaktuara me vendim të KKTKM-së; Zbatimi i projekteve kërkimore shkencore të miratuara nga Këshilli Shkencor i Institutit të Arkeologjisë, pas shqyrtimit dhe miratimit nga KKTKM-ja”,- thuhet në VKM, e cila specifikon edhe më tej ndërhyrjet, rikonstruksioni i rrugëve dhe të gjitha punimet në rrjetin inxhinierik mbi bazën e projekteve të miratuara nga KKTKM-ja.

Rikonstruksioni/rindërtimi i godinave ekzistuese pa ndryshim të gjurmës, volumi i përgjithshëm i të cilave nuk cenon pasuritë kulturore të nëntokës, mbi bazën e projekteve të miratuara nga KKTKM-ja; vendosja e konstruksioneve të lehta (dru, xham, plastikë, metal) me lartësi maksimale 1 kat, në funksion të informimit publik, që lidhen me veprimtarinë arkeologjike, trashëgiminë kulturore si dhe nevojave të tjera të rikualifikimit urban të zonës, si më poshtë: konstruksionet duhet të jenë të lëvizshme (të çmontueshme) dhe në asnjë rast nuk duhet të dëmtojnë nëntokën dhe peizazhin.

Projekti për vendosjen e konstruksioneve të lehta miratohet nga KKTKM-ja dhe për çdo rast duhet të përcaktojë saktësisht qëllimin, kohëzgjatjen dhe vendndodhjen e strukturës. Ndërsa në zonën “B” arkeologjike, Këshilli i Ministrave ka vendosur të ndërhyjë vetëm në këto forma: “Në zonën arkeologjike “B”, të qytetit të Durrësit, përveç ndërhyrjeve që lejohen në zonën arkeologjike “A”, lejohen edhe ndërtimet e reja pas miratimit nga KKTKM-ja. Projektet për ndërtimet e reja shqyrtohen dhe miratohen nga KKTKM-ja, dhe vijojnë procedurën sipas ligjit të planifikimit dhe zhvillimit të territorit.

Ndërtimet e reja lejohen vetëm pas kryerjes të formave të testimit të përcaktuara nga KKTKM- ja, në varësi të potencialit arkeologjik që përfaqëson zona. Gërmimi arkeologjik kryhet sipas përcaktimeve të KKTKM-së, pas lidhjes së aktmarrëveshjeve përkatëse, ku në çdo rast njëra nga palët nënshkruese është Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore”. Për të gjitha ndërhyrjet në zonat arkeologjike realizohet monitorim arkeologjik gjatë zbatimit të punimeve nga subjekte të licencuara dhe/ose institucione shtetërore të specializuara dhe mbikëqyrje arkeologjike nga institucionet e specializuara shtetërorore.

Në zonën “A” dhe “B” të konsideruara zona arkeologjike ka qenë i pezulluar legalizimi i objekteve. Pjesa dërmuese e objekteve të ngritura në këto dy zona arkeologjike nuk janë legalizuar ende, ndërkohë që prej vitesh pritet të shfuqizohet vendimi. Bëhet fjalë për më shumë se dhjetë mijë objekte, të cilat presin dritën jeshile për t’u futur në procesin e legalizimeve. Në fakt, absurde e konsiderojnë banorët por edhe vetë zyrtarët lokalë këtë vendim të marrë disa vite më parë që konsistonte në bllokimin e procesit të legalizimeve në këto dy zona, duke marrë parasysh faktin se objektet tashmë janë ndërtuar dhe nëse kanë shkatërruar vlera arkeologjike ska asnjë vlerë të mos legalizohen.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ndertime ne zonat arkeologjike vendimi i keshillit te ministrave zonat arkeologjike ne durres ndertime ne zonat arkeologjike vendimi i keshillit te ministrave zonat arkeologjike ne durres

Sondazh

Poll