Aktualitet

“Nëse të propozohet kandidimi për Bashkinë Durrës?”, Agron Duka bën deklaratën e fortë (VIDEO)

13 Shkurt 2019, 07:18 Nga DOSJA
“Nëse të propozohet kandidimi për Bashkinë

Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste ka folur së fundmi edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit në të gjithë vendin.

Teksa u pyet nga Mustafa Nano në “Provokacja” nëse e propozojnë për kandidat në Durrës, Duka deklaroi se  i pëlqen që të dal si kandidat i vetëm në zgjedhje dhe  jo si kandidat i përbashkët me opozitën.

BISEDA:

Nano: Nëse gjërat shkojnë mirë, pa probleme dhe opozita ngelet kështu siç është dhe  Agron Dukës i vjen propozimi për të kandiduar në zgjedhjet lokale për bashkinë e Durrësit do të pranoje?

Agron Duka: Nuk më pëlqen faktikisht të dal si kandidat i përbashkët. Ndoshta nëse do të dal i vetëm është për t’u menduar se në fund të fundit mund të jetë detyrim i grupit shoqëror që të tregojmë dhe ne forcën tonë.

Mustafa Nano: Shanset do jenë më të mëdha kur je kandidat i opozitës?

Agron Duka: Varet. Thonë që politika është e artit të së pamundurës. Unë edhe mund ta provoj vetëm, kurse në koalicion nuk e kam menduar ndonjëherë të dal. Por ne kemi caktuar grupe pune që po identifikojnë persona që mund të kandidojnë në disa bashki, të cilën do tentojnë të fitojnë.

Biseda në minutën e 25

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron duka kandidimi bashkia durres opozita zgjedhjet lokale agron duka kandidimi bashkia durres opozita zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll