Aktualitet

“Tentoi të përdhunonte studenten”, merret në pyetje efektivi në Shkodër: E kapa për krahu (Video)

12 Shkurt 2019, 20:27 Nga DOSJA
“Tentoi të përdhunonte studenten”, merret në pyetje

Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë i cili u denoncua ditën e sotme publikisht nga ish-kryeministri Sali Berisha se kishte tentuar të abuzonte me një student të Fakultetit të Juridikut në Shkodër është shoqëruar nga policia e Shkodrës.

Burime për ‘Dosja.al’ bëjnë me dije se bëhet fjalë për një efektiv 25-vjeçar, i cili është marrë në pyetje nga policia dhe ka treguar versionin e tij të ngjarjes. Mësohet se 25-vjeçari ka rrëfyer se pëlqente prej kohësh studenten në fjalë. Ai tregon se në momentin që vajza e ka refuzuar, e ka kapur nga krahu dhe ajo është trembur pasi ka parë armën e shërbimit të efektivit.

Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha bëri një status në profilin e tij në Facebook dhe shkruante se një efektiv policia ka tentuar të përdhunojë një studente në Fakultetin e Juridikut në Shkodër. Berisha shkruante më tej se polici është i FNSH-së (Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë) dhe se ai gjithashtu ka ngacmuar edhe pedagogen. 

Sipas ish-kryeministrit kanë qenë vetë studentët e tjerë ata që e kanë marrë policin dhe e kanë mbyllur në tualetin e Fakultetit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denoncimi i sali berishes efektivi ngacmon studenten ngacmimi i studentes ne shkoder sali berisha denoncimi i sali berishes efektivi ngacmon studenten ngacmimi i studentes ne shkoder sali berisha

Sondazh

Poll