Aktualitet

Përplas për vdekje 24-vjeçarin në Elbasan, autori largohet nga vendngjarja

13 Shkurt 2019, 06:37 Nga DOSJA
Përplas për vdekje 24-vjeçarin në Elbasan, autori largohet

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, në fshatin Katund i Ri, pasi ka humbur jetën një person.

Sipas policisë një makinë ka përplasur për vdekje një  24-vjeçar me iniciela G.H.  Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar duke mos i dhënë ndihmën të aksidentuarit. Policia po punon për identifikimin e shoferit dhe kapjen e tij.

Informacion paraprak

Më aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, në fshatin Katund i Ri, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar me pasojë vdekje këmbësorin shtetasin G.H., 24 vjeç, banues në Elbasan Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident elbasan humb jetën 24-vjeçari aksident elbasan humb jetën 24-vjeçari

Sondazh

Poll