Politike

Meta dekoron At Gjergj Fishtën në 80-vjetorin e vdekjes: Veprat e tij të vyera do të ndriçojnë kombin tonë

30 Dhjetor 2020, 13:43 Nga DOSJA
Meta dekoron At Gjergj Fishtën në 80-vjetorin e vdekjes: Veprat e tij

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ditën e sotme At Gjergj Fishtën me rastin e 80-vjetorit të vdekjes së tij. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Presidenti me anë të një postimi në Facebook. Ai shkroi se At Gjergj Fishëtn e ka dekoruar me dekoratën më të lartë në Republikën e  Shqipërisë.

Ndër të tjera Meta shkroi se veprat e Fishtës janë të çmuara dhe se ai vetë ishte një gjuhëtar dhe iluminist i shquar. Në fund Meta u shpreh se veprat e tij do të mbahen mend gjatë dhe se do ta ndriçojnë përherë kombin shqiptar.

Postimi i plotë:    

Me rastin e 80-Vjetorit të ndarjes nga jeta, në vlerësim të veprës atdhetare dhe të rolit të jashtëzakonshëm në fushat e gjuhës dhe të letërsisë shqipe, arsimit e kulturës, diplomacisë, politikës e teologjisë, si dhe për meritat e Tij historike në krijimin e alfabetit shqip dhe në proceset shtetformuese, kam sot nderin e veçantë të çmoj me Dekoratën më të lartë në Republikën e Shqipërisë, At Gjergj Fishtën, atdhetarin, historianin, gjuhëtarin e madh, diplomatin dhe iluministin e shquar, për të cilin interesat kombëtare ishin po aq të shenjta, sa vetë besimi që i përkiste. Nëpërmjet veprave të Tij të çmuara artistike, ai ngriti lart, shpalosi botërisht dhe skaliti në përjetësi vlerat dhe virtytet e veçanta autoktone, si dhe përpjekjet e parreshtura të kombit shqiptar për liri, mbrojtje të trojeve shqiptare dhe të sovranitetit të vendit. Vepra e Tij e vyer do ta ndriçojë përherë kombin tonë për të tejkaluar çdo sprovë në mbrojtje të Pavarësisë, Lirisë, Demokracisë dhe së ardhmen europiane.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike at gjergj fishtën ilir meta at gjergj fishtën ilir meta

Sondazh

Poll