Politike

Ruçi takim me delegacionin e PDK-së: Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar 18 Rezoluta për të nxjerrë në dritë të vërtetë

30 Dhjetor 2020, 09:25 Nga DOSJA
Ruçi takim me delegacionin e PDK-së: Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka pritur në takim ditën e sotme delegacionin e Partisë Demokratike të Kosovës. Në fjalën e tij Ruçi tha se Shqipëria nuk ka për të lejuar që emri i Kosovës të njolloset. Më tej ai tha se UÇK-ja dhe Kosovë kanë qenë viktimat e vërteta të  luftës me Serbinë. Më tej ai tha se Kuvendi i Shqipërisë nga viti 1991 deri tani ka miratuar 18 Rezoluta dhe Deklaratë për nxjerrjen në dritë e të vërtetës së luftës.

“Ne nuk duhet të lejojmë që të njolloset imazhi i Kosovës, i luftës së saj çlirimtare dhe i përpjekjeve për t’u ndërtuar, njohur e integruar si shtet i pavarur. E vërteta është se Kosova, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe udhëheqësit e saj ishin viktimat përballë agresorit dhe jo e kundërta. Vepra e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është çlirimi i Kosovës dhe pavarësia e saj, e arritur me mbështetjen e popullit të Kosovës dhe në partneritet me aleatët e mëdhenj dhe strategjikë të Shqipërisë, ShBA dhe NATO. UÇK-ja dhe populli kosovar kanë qenë në anën e duhur dhe të drejtë të historisë. Drejtësinë e kësaj lufte e ka vërtetuar koha. Në mbështetje të Kosovës, Kuvendi i Shqipërisë, prej vitit 1991, ka miratuar 18 Rezoluta dhe Deklarata, të cilat kanë kontribuar në ndriçimin e të vërtetës. Sot është i nevojshëm unifikimi i qëndrimeve politike e kombëtare të të gjitha institucioneve, forcave politike dhe zërave publikë, kombëtarë e ndërkombëtarë, të Kosovës dhe për Kosovën”, tha Ruçi.

Ndërkohë që Hoxhaj e falenderoi Shqipërinë për të gjithë mbështetjen që i ka dhënë Kosovës dhe shpreson se kjo gjë do të vazhdojë edhe me tej. Ai tha se kjo është e vetmja mënyrë që e vërteta të dalë në shesh dhe që fajtorët të marrin dënimin e duhur.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike enver hoxhaj enver hoxhaj ne tirane gramoz ruci enver hoxhaj enver hoxhaj ne tirane gramoz ruci

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2020, 21:38

TIRANË– Analisti Agron Gjekmarkaj i ka përjetuar ndryshe emërimet në kabinetin e kryeministrit Edi Rama. Teksa flitej për ndryshimet e bëra, Gjekmark...