Politike

“Politika shqiptare duhet të bashkohet me ne”/ Enver Hoxhaj pas takimit me Bashën: Lufta e UÇK-së është themel i liris

30 Dhjetor 2020, 10:21 Nga DOSJA
“Politika shqiptare duhet të bashkohet me ne”/ Enver Hoxhaj pas

KOSOVË– Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një prononcim për mediat pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha, u shpreh se lufta e UÇK-së është themel i lirisë ndaj gjithë politika e Kosovës dhe ajo shqiptare duhet të bashkohet për ta mbrojtur.

Mes të tjerash, Hoxhaj vlerësoi  kryedemokratin Basha, teksa tha se deri më tani në të gjitha kapacitetet dhe pozitat që ka pasur, ka qenë një mbështetës i madh i Kosovës.


E falenderoj Bashwn për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës. Kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë me të, edhe si ish-ministra të Jashtëm, edhe kur isha ministër i Arsimit. E kemi pasur bashkëpunimin e parë në mars të 2008, kur bëmë përpjekje që të marrim sa më shumë njohje për Kosovën. Asnjëherë s’e kisha menduar që në 2020 Kosova e pavarur do të kishte një vit të vështirë, që përveç pandemisë, morëm dhe goditje nga Gjykata Speciale. Ne mendojmë se të gjithë faktorët politikë në Shqipëri duhet të japin mbështetje maksimale. Lufta e drejtë e UÇK-së është themel i lirisë dhe pavarësisë sonë. Për ne Shqipëria është një partner strategjik përderisa Kosova është një partner i natyrshëm për Shqipërinë. Por tani e tutje duhet të mendojmë se cilat duhet të jenë qasjet tona në bashkëpunim në mes të dy vendeve tona. Jemi dy shtete me dy kryeqytete por duhet të kemi një qendrim. Një qendrim në raport me Gjykatën Speciale, anëtarësimit në NATO , në OKB-në si dhe temës së libelarizimit të vizave ku Z.Basha deri tani në të gjitha kapacitetet që ka pasur, të gjitha pozitat që ka pasur ka qenë një mbështetës i madh i Kosovës,”- u shpreh Hoxhaj.

Kreu i PDK-së erdhi sot në Tiranë ku zhvilloi një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi si dhe me numrin një të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kreu i pdk enver hoxhaj lulzim basha kreu i pdk enver hoxhaj lulzim basha

Sondazh

Poll