Politike

Shqipëria modeste! Ofron 250 mijë euro për Kroacinë, Rama: Sapo nënshkrova dekretin!

30 Dhjetor 2020, 11:16 Nga DOSJA
Shqipëria modeste! Ofron 250 mijë euro për Kroacinë, Rama:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nënshkruar një dekret për të ndihmuar në rindërtimin e Kroacisë pas tërmetit. Në një status në Twitter, Rama ka shkruar se do të dhurojë 250 mijë euro Kroacisë për të ndihmuar sado pak në rindërtimin e qytetit të Petrinjës. Më tej, shtoi e Kroacia është një vend model për Shqipërinë në transformimin e saj dhe si një vend krenar i Bashkimit Evropian.

“Sapo nënshkrova dekretin e Qeverisë së Shqipërisë për të dhuruar 250 mijë EURO Kroacisë për të ndihmuar në  rindërtimin e Petrinjas pas tërmetit shkatërrues! Kroacia është një shembull i rezistencës dhe një model për ne në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së,” ka shkruar ai.

Just signed the Government of Albania decree to donate 250k EURO to brotherly Croatia to help the rebirth of Petrinja after the devastating #earthquake! #Croatia is an example of resilience and a role model for us in its amazing transformation in a proud EU country ????? pic.twitter.com/P71enfTIVH

— Edi Rama (@ediramaal) December 30, 2020

Një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës rihter ka “shkundur” ditën e djeshme Kroacinë. Tërmeti me epiqendër në qytetin e Petrinjës, në afërsi të kryeqytetit kroat, Zagrebi, ka pasur thellësinë 10 kilometra dhe ka zgjatur rreth 20 sekonda.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama termet ne kroaci edi rama termet ne kroaci

Sondazh

Poll