Politike

“Qëndrimi im i palëkundur”/ Basha pas takimit me Hoxhajn: Diplomacia shqiptare duhet të jetë tërësisht në dispozicion

30 Dhjetor 2020, 09:57 Nga DOSJA
“Qëndrimi im i palëkundur”/ Basha pas takimit me Hoxhajn:

TIRANË– Pas takimit të zhvilluar me kryetarin e Partisë demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, kryerari i opozitës  Lulzim Basha shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunimin mes dy vendeve si dhe për t’i qëndruar pranë Kosovës në plotësimin e objektivave të saj, siç është integrimi drejt BE, heqja e vizave si dhe pafajësia në Gjykatën Speciale.

Basha tha për mediat se në fokus të diskutimit mes dy politikanëve ka qenë akt-akuza e ngritur nga Gjykata Speciale për disa nga krerët e politikës së Kosovës. Basha tha se e është koha që e gjithë politika e Shqipërisë dhe e Kosovës duhet të ketë një bashkërendim të plotë për këtë çështje.


“Kontributi më i madh që Shqipëria duhet të japë është të qëndrojë fuqimisht në krah të Kosovës, duke braktisur çdo synim për keqpërorim të sfidave më të cilave po përballet Kosova. Duhet insistuar në njohjen e ndërsjelltë mes Kosovës dhe Serbisë, vizat dhe anëtarisimi i saj në Nato. PD sot dhe pas 25 prillit do japim kontribut të plotë në plotësimin e këtyre objektivave. Sfida e përballjes me procesin në Gjykatën Speciale, nuk mund të lejohet të kthehet në gjykim ndaj Kosovës dhe anëtarëve të UÇK-së dhe për këtë kërkohet një bashkëpunim i të gjithë forcave politike Shqipëri. Ne duhet të jemi të njëzëshëm për kalimin me sukses të kësaj sfide. Kjo është një sfidë për njohjen e Kosovës dhe integrimin e saj. Dua t’i uroj partive në Kosovë një proces të lirë dhe të ndershëm, dua ti shpreh gatishmërim për bashkëpunim”, u shpreh Basha.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takim me kreun e pdk basha takim me kreun e pdk

Sondazh

Poll