Politike

‘Të na kërkojnë falje’/ REAGON Ambasada Ruse, i kthehet kryeministrit Rama: Vullneti i mirë u mor si provokim

30 Dhjetor 2020, 10:50 Nga DOSJA
‘Të na kërkojnë falje’/ REAGON Ambasada Ruse, i

TIRANË– Ambasadora ruse në Shqipiëri i ka kthyer përgjigje kryeminsitrit Edi Rama lidhue me deklratën e tij për vaksinin “Sputnik V”. Në reagimin e sotëm të Ambasadës ruse shkruhet se selia diplomatike në Tiranë vetëm sa i ktheu përgjigje deklratës së lëshuar nga drejtori i Komunikimit, Endi Fuga duke shprehur vullnetin e mirë për të sjellë vaksinën ruse edhe në Shqipëri. Ndër të tjera shkruhet se Rusia nuk vendos kushte dhe se u vjen keq që vullneti i mirë është marrë si provokim.

Rusia nuk u vë asnjë kusht partnerëve potencialë. Na vjen keq që vullneti i mirë i Rusisë, i shprehur publikisht, interpretohet si veprime provokuese. Për t`u bindur që nuk është kështu, mjafton të njiheni me tekstin e komentit,”-shkruhet ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË: 

Është e vështirë të kuptohet pse Kryeministri i nderuar i Shqipërisë z. Edi Rama u mërzit kaq shumë nga komenti i Ambasadës së Rusisë në faqen e saj në Facebook më 28 dhjetor të këtij viti. Ambasada vetëm reagoi ndaj re-tëitit të Drejtorit të Komunikimit të Kryeministrit, z. E. Fuga, në lidhje me fillimin e vaksinimit kundër Covid-19 në vendet anëtare të BE-së (https://tëitter.com/endrifuga/status/1342754317560918018) dhe deklaratës e vetë të kreut të Qeverisë së Shqipërisë në konferencën e tij për shtyp në 24 dhjetor, gjatë së cilës ai përmendi vështirësitë në sigurimin sa më shpejt të jetë e mundur e sasisë së nevojshme të vaksinave për popullatën e vendit. Në komentin e Ambasadës bëhej fjalë për gatishmërinë e institucionit rus të autorizuar – Fondit të Investimeve Direkte – për të shqyrtuar aplikimet nga çdo vend i interesuar për blerjen e vaksinës ruse kundër koronavirusit, përfshirë Shqipërinë. Në Rusi nuk ka dyshime se bashkimi i përpjekjeve të të gjitha shteteve, që kanë kryer kërkime shkencore dhe kanë teknologjitë përkatëse, do të ndihmojë njerëzimin të kapërcejë këtë fatkeqësi dhe të kthejë qytetërimin në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm. Në të njëjtën kohë, Moska nuk u vë asnjë kusht partnerëve potencialë. Na vjen keq që vullneti i mirë i Rusisë, i shprehur publikisht, interpretohet si veprime provokuese. Për t`u bindur që nuk është kështu, mjafton të njiheni me tekstin e komentit.

Dje, kreu i qeverisë, në një konferencë për shtyp u shpreh se  fillimisht mendoi se reagimi ishte një meme, ndërsa i krahasoi diplomatët rusë në Tiranë me “seksionin e Portokallisë”. Ai përjashtoi çdo mundësi që Shqipëria të furnizohet me vaksinën ruse, pasi sipas tij, sytë e vendit janë të Pfizer, Moderna, dhe AstraZeneca. Për më shumë (Lexo këtu)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasada ruse edi rama vaksina sputnik v ne shqiperi ambasada ruse edi rama vaksina sputnik v ne shqiperi

Sondazh

Poll