Politike

Kush është ‘shkelësi’? Mblidhet KQZ-ja, Muharrem Çakaj publikon DENONCIMIN: Deputeti shpërndan leje legalizimi, ç’pu

30 Dhjetor 2020, 09:22 Nga DOSJA
Kush është ‘shkelësi’? Mblidhet KQZ-ja, Muharrem

TIRANË–Anëtari i Komisionit Rregullator në KQZ, Muharrem Çakaj ka denoncuar gjatë mbledhjes së sotme shkeljen Aktit Normativ për veprimtaritë e ndaluara para zgjedhjeve, enga deputeti socialist Bujar Çela. 

Çakaj kërkoi fjalën pa radhë në mbledhje dhe shprehur shqetësimin e tij, duke shtuar se Çela është kapur duke shpërndarë leje legalizimi, gjë që është e ndaluar që prej datës 24 dhjetor. Megjithatë gjatë gjithë fjalës së tij nuk e ka përmendur me emër deputetin e maxhorancës. 

“Kemi miratuar një akt lidhur me veprimtaritë e ndaluara. Më 24 dhjetor miratuam një akt të rëndësishëm lidhur me identifikimin e veprimtarive të ndaluara, duhet të raportojnë për aktivitetet e tyre. Një ditë më pas, p ersonalisht më janë raportuar disa veprimtari dhe i kam referuar. Dhe i kam orientuar të gjithë që të denoncojnë me materialet përkatëse. Dua të theksoj një rast, i cili nga data 25 dhjetor deri sot kemi raste. Bëhet fjalë për një deputet të Kuvendit ka promovuar shpërndarjen e lejeve të legalizimit. Unë këtu personalisht gjej dy probleme. Shpërndarja e legalizimeve është e ndaluar, së dyti lejet e legalizimit janë proces normal nisur nga qytetari. Ç’punë ka leje në dorën e deputetit? Nuk e legjitimon asgjë. Sigurisht që bëhet për përfitim,”-u shpreh ai. 

KQZ ka kufizuar qeverinë që 4 muaj përpara zgjedhjeve të mos organizojnë apo të marrin pjesë në aktivitete ku priten shirita elektoralë apo prezantohen projekte të investimeve në fushën e transporteve, energjisë, mjedisit, shëndetësisë, kulturës dhe arsim. Lista e personave që e kanë të ndaluar përfshirjen në aktivitetet e mësipërme janë: kryeministrin, Zëvendëskryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat, kryetarët dhe nënkryetarët e bashkive, drejtorët e përgjithshëm të agjencive, apo shoqërive si: OSHEE, Ujësjellës, Posta, etj.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bujar çela mbledhja e kqz 30 dhjetor 2020 muharrem çakaj shkelja e bujar celes bujar çela mbledhja e kqz 30 dhjetor 2020 muharrem çakaj shkelja e bujar celes

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2020, 21:38

TIRANË– Analisti Agron Gjekmarkaj i ka përjetuar ndryshe emërimet në kabinetin e kryeministrit Edi Rama. Teksa flitej për ndryshimet e bëra, Gjekmark...