Politike

Topalli ‘thumbon’ pasanikët e politikës: Fëmijët e mi i kam çuar në shkolla publike! Shprehja ‘të kapa për zhelesh

30 Dhjetor 2020, 12:27 Nga DOSJA
Topalli ‘thumbon’ pasanikët e politikës: Fëmijët

TIRANË– Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka rrëfyer disa detaje nga jeta e saj private dhe ajo profesionale.

Ndryshe nga shumë politikanë të tjerë, Topalli tregoi se fëmijet e saj janë shkolluar në shkolla publike jo private dhe janë trajtuar njësoj si fëmijët e tjerë. Gjithashtu ajo ka folur edhe për vështirësitë e saj si nënë dhe si politikane.

“Fëmijët e mi kanë qenë në ankth apo stres kur mami i tyre ishte në vështirësi. Ikja në mëngjes dhe kthehesha në mesanëtë. Djali më thoshte gjithmonë: Mos u vono, mami hajde shpejt”, u shpreh Topalli për Vizion Plus.

Shprehja që mbahet mend më shumë në parlament nga Topalli kur  ishte kryetare Kuvendi, ishte “Të kapa për zhelesh të nxorra jashtë”, dhe ajo e ka një përgjigje për këtë.
Në fakt se në dialektin tim nuk ka konotacion të keq nuk e dija që kishte bërë kaq pqrshtyoje”, thotë Topalli.

Ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka krijuar një lëvizje politike “Lëvizja për Ndryshim”, për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jeta private e jozefina topallit jozefina topalli jeta private e jozefina topallit jozefina topalli

Sondazh

Poll