Bota

Tërmeti në Kroaci, Papa Françesku: Lutem për ata që kanë humbur jetën dhe për familjet e tyre

30 Dhjetor 2020, 13:05 Nga DOSJA
Tërmeti në Kroaci, Papa Françesku: Lutem për ata që

VATIKAN-Papa Françesku flet për tërmetin e rënë në Kroaci. Në një status në Twitter ai ka shkruar se shpreh afërsinë e tij me të plagosurit dhe se lutet shumë për personat që kanë humbur jetën. Më poshtë Papa shkroi se tërmeti shkaktoi shumë dëme serioze dhe se familjet e personave që kanë humbur jetën janë në një dhimbje të madhe

“Dje, një tërmet në Kroaci shkaktoi viktima dhe shkaktoi dëme serioze. Shpreh afërsinë time me të plagosurit dhe ata që janë prekur nga tërmeti dhe lutem veçanërisht për ata që kanë humbur jetën dhe për familjet e tyre”, shkroi ai.

Një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës rihter ka “shkundur” ditën e djeshme Kroacinë. Tërmeti me epiqendër në qytetin e Petrinjës, në afërsi të kryeqytetit kroat, Zagrebi, ka pasur thellësinë 10 kilometra dhe ka zgjatur rreth 20 sekonda.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni papa françesku termet ne kroaci papa françesku termet ne kroaci

Sondazh

Poll