Politike

Kreu i PDK-së vizitë në Tiranë! Hoxhaj: Lufta e UÇK-së, themel i pavarësisë! Takohet  Metën dhe Bashën: Politika duhe

30 Dhjetor 2020, 07:21 Nga DOSJA
Kreu i PDK-së vizitë në Tiranë! Hoxhaj: Lufta e

TIRANË– Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka  mbërritur në Shqipëri, ku edhe po zhvillon disa vizita zyrtare me aktorët politikë në Shqipëri. Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti dhe sekretari Uran Ismaili, kanë hapur ‘siparin’ me kryeparlamentarin Gramoz Ruçin.

Ky i fundit  ka siguruar Hoxhajn se Shqipëria do të vazhdojë që të mbështesë Kosovën për të nxjerrë të vërtetën mbi luftën me Serbinë. Nga ana e tij, Hoxhaj falendoi për mbështetjen e dhënë. Pas Ruçit, Hoxhaj ka shkuar në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha.  

Në një konferencë për shtyp me të, kryedemokrati Basha ofroi mbështetjen e tij për intergimin e Kosovës në NATO dhe procese të ngjashme, ndërsa nga ana e tij, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, kërkoi që politika shqiptare të jetë ‘njësh’ me atë të Kosovës. 

Kreu i PDK-së ka zhvilluar takim dhe me presidentin Ilir Meta ku ky i findit ka thënë se Kosovën dhe shqiptarët i presin sfida të vështira në vitin 2021. Hoxhaj do të zhvillojë takim dhe me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj si dhe me Kryeministrin Edi Rama.

(I.A;k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike enver hoxhaj enver hoxhaj ne tirane pdk enver hoxhaj enver hoxhaj ne tirane pdk

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2020, 21:38

TIRANË– Analisti Agron Gjekmarkaj i ka përjetuar ndryshe emërimet në kabinetin e kryeministrit Edi Rama. Teksa flitej për ndryshimet e bëra, Gjekmark...