Aktualitet

Dritan Dajti/ Kërkesa e Gjonajt për shkarkimin e gjyqtarëve, KLGJ: Do ta hetojmë me përparësi

12 Shkurt 2019, 19:40 Nga DOSJA
Dritan Dajti/ Kërkesa e Gjonajt për shkarkimin e gjyqtarëve,

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar se ka nisur hetimin e gjyqtarëve pas kerkësës së depozituar nga Ministria e Drejtësisë për hetimin dhe shkarkimin e 3 gjyqtarëve që vendosën ndryshimin e dënimit për Dritan Dajtin, autorin e ‘masakrës së Durrësit’.

Në një deklaratë për mediat KLGJ-ja shkruan se do ta hetojë këtë çështje me përparësi.

Njoftimi i plotë i KLGJ-së:

Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton opinionin publik, se pranë tij, është depozituar kërkesa e Ministrit të Drejtësisë, në të cilën kërkohet hetimi disiplinor i veprimtarisë së anëtarëve të trupës gjyqësore, që kanë gjykuar çështjen kundër të dënuarit Dritan Dajti, me arsyetimin se këta gjyqtarë, kanë kryer shkelje të rënda profesionale dhe etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, shkak mbi të cilin ka kërkuar në vijim edhe marrjen e masës së shkarkimit nga detyra.

Nisur nga kjo kërkesë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, informon publikun se kjo çështje do të trajtohet me përparësi, paanshmëri dhe profesionalizëm. Këshilli do të bëjë vlerësimin e duhur, në përputhje me kuadrin e ri ligjor dhe do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm në respektim të ligjit.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ditën e djeshme përmes një deklarate për mediat, kërkoi shkarkimin e gjyqtarëve që kishin vendosur në favor të Dajtit.

Ndërkohë jo e gjithë trupa gjykuese ka qenë në një mendje për dënimin ndaj Dajtit por shumica e tyre kanë qenë për burgim me 25 vite burg. Gjyqtari Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha, kanë kërkuar që Dritan Dajti të dënohet me burgim të përjetë. Pjesa tjetër e trupit gjykues, pra 3 gjyqtarët e tjerë, Skënder Damiani, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolla, kanë pranuar gjykimin e shkurtuar duke bërë që Dritan Dajti t’i shpëtojë dënimit me burg të përjetshëm dhe të dënohet me 25 vite. Kjo shihet qartë edhe në vendimin që ka publikuar së fundmi gjyqtari i Shkodrës Vjerdha. 

Dritan Dajti është i dënuar për vrasjen e 4 policëve në plazhin Iliria në vitin 2009 në Durrës. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Freskaj dhe Sajmir Duçkollari u vranë më 7 gusht të vitit 2009, kur Forcat Operacionale shkuan të arrestonin Dritan Dajtin, i cili asokohe ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo.

Dritan Dajti qëndroi prej vitit 2009 në paraburgim, ndërkohë që gjykimi i tij është zvarritur për gati 10 vite. Vendimi i Apelit e lë Dritan Dajtin edhe 10 vite pas hekurave, pas konvertimit të dënimit nga paraburgimi, i cili llogaritet 10 vite i barabartë me 15 vite burg.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denimi i dritan dajtit etilda gjonaj klgj per dajtin shkarkimi i gjyqatreve vendimi per dritan dajtin denimi i dritan dajtit etilda gjonaj klgj per dajtin shkarkimi i gjyqatreve vendimi per dritan dajtin

Sondazh

Poll