Bota

Vijojnë pas-lëkundjet në Kroaci/ Dy tërmete të forta brenda pak minutash, deri në 4.8 ballë

30 Dhjetor 2020, 08:30 Nga DOSJA

KROACI– Mëngjesin e sotëm Kroacia u trondit edhe nga dy tërmete të tjera, me epiqendër në zonën e Petrinjës dhe Lekenikut. Më i rëndi prej tyre kishte fuqinë e 4.8 ballë të shkallës Rihter dhe u ndje në orën 06:15. Tërmeti pati një thellësi prej 5.4 kilometrash.

11 minuta më vonë, Koracia u lëkund sërush nga një tjëtër tërmet me fuqi 4.7 ballë, me thellësi prej 10 kilometrash.

Ditën e djeshme, Kroacia u godit nga një tërmet i fuqishëm, prej 6.3 ballë të shkallës Rihter  dhe epiqendra e tij ishte tre kilometra nga Petrinja.

Sipas informacioneve të fundit, shtatë persona kanë humbur jetën, 20 janë plagosur, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.

Tërmeti i djeshëm u ndje në kryeqytetin kroat, Zagreb, në Bosnje e Hercegovinë, në Serbi dhe, madje, në Itali.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota termet ne kroaci termet ne kroaci

Sondazh

Poll

Bota 30 Dhjetor 2020, 07:09

ANGLI- Vaksina anti-Covid e Universitetit të Oksford-it dhe AstraZeneca-s është miratuar ditën e sotme për përdorim në Britaninë e Madhe. Lajmin e kanë bërë të ...