Politike

Lëvizjet në qeveri! Xhaçka dhe Peleshi presin ‘ok’ nga Meta për të marrë detyrën e re, pengesa që iu sjell posti i R

30 Dhjetor 2020, 07:12 Nga DOSJA
Lëvizjet në qeveri! Xhaçka dhe Peleshi presin ‘ok’

TIRANË– Presidenti Ilir Meta pritet që të dekretojë sot emërimin e dy ministrave të rinj në kabinetin qeverisës së kryeministrit Edi Rama.

Ministrja e re e Jashtme, Olta Xhaçka dhe kolegu i saj që do t’i zërë vendin tek mbrojtja, Niko Peleshi presin ‘ok’ e kreut të shtetit për të marrë detyrën e re, vetëm një ditë para ndërrimit të viteve.

Procedura e emërimeve u shpjegua vetë nga presidenti Ilir Meta dje, i cili u shpreh se për të emëruar Xhaçkën fillimisht duhet të vijë kërkesa për zhdekretimin e ministrit të Jashtëm aktual që është kryeministri Edi Rama, i cili ia kishte deleguar kompetencat zëvendësit të dorëhequr, Gent Cakaj. 

Ndërsa për dekretimin e ish-zv.kryeministrit Niko Peleshit, kreu i shtetit Meta u shpreh se do ta shqyrtojë kur propozimi t’i mbërrijë në tavolinë. 

Ndryshimet në qeveri u bënë dje pas dorëheqjes së ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Në vendin e tij, Rama vendosi Xhaçkën, ndërsa për postin e saj riktheu pas katër vitesh në kabinet, Niko Peleshin.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gent cakaj ilir meta ndryshimet në qeverinë rama niko peleshi olta xhacka edi rama gent cakaj ilir meta ndryshimet në qeverinë rama niko peleshi olta xhacka

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2020, 21:38

TIRANË– Analisti Agron Gjekmarkaj i ka përjetuar ndryshe emërimet në kabinetin e kryeministrit Edi Rama. Teksa flitej për ndryshimet e bëra, Gjekmark...