Bota

Ish-udhëheqësit e Kosovës në Hagë kërkojnë ndihmë për të paguar avokatët

29 Dhjetor 2020, 20:36 Nga DOSJA
Ish-udhëheqësit e Kosovës në Hagë kërkojnë

KOSOVË-Ish-komandantët e UÇK-së që janë arrestuar nga Gjykata Speciale në Hagë të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kanë kërkuar për mbështetje financiare nga shteti për të paguar avokatët.

Lajmi është konfirmuar nga ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili nuk ka dhënë hollësi se kush nga të pandehurit ka kërkuar ndihmë.

Unë mund të konfirmoj se kemi pranuar disa kërkesa nga të akuzuarit. Pas adresimit të këtyre kërkesave ne bashkë me Ministrinë e Financave dhe Thesarin do të bëjmë diskursin e mjeteve të kërkuara,”-ka thënë ai.

Gjithashtu, Selimi ka thënë se i gjithë procesi i ndihmës do të jetë transparent.

“Në momentin kur të fillojnë shpenzimi i parave, ne do t’iu informojmë për harxhimet financiare. Ne jemi të obliguar që taksapaguesve tanë t’iu tregojmë për shumën totale të cilën ministria e jep në këto raste,”- tha ai.

Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi. Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosova ne hage selim selmi kosova ne hage selim selmi

Sondazh

Poll