Bota

Shkon në 6 bilanci i viktimave nga tërmeti në Kroaci, midis tyre dy fëmijë

29 Dhjetor 2020, 18:40 Nga DOSJA
Shkon në 6 bilanci i viktimave nga tërmeti në Kroaci, midis tyre

KROACI-Rritet bilanci i viktimave në Kroaci, të shkaktuara nga tërmeti 6.4 ballë që goditi vendin. Sipas mediave bëhet e ditur se numri i viktimave ka shkuar 6, ku mes tyre janë dhe 2 fëmijë, ndërsa numri i të plagosurve është 20.

Policia ka konfirmuar se katër persona u gjetën në Glina, por për shkak të dëmtimeve të shumta nuk mundën të përcaktonin identitetin e tyre.

“Po, për fat të keq ne gjetëm një trup të pajetë nën rrënoja. Për shkak të forcës së goditjes, ne nuk ishim në gjendje të përcaktonim identitetin e viktimës,”- ka thënë një përfaqësuese i policisë.

Ndërkohë, një person tjetër nga Majske Poljane (pjesë e Glinës) vdiq ndërsa një familje po përpiqet të nxirren nga rrënojat.

Një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës rihter ka shkundur sot Kroacinë. Tërmeti me epiqendër në qytetin e Petrinjës, në afërsi të kryeqytetit kroat, Zagrebi, ka pasur thellësinë 10 kilometra dhe ka zgjatur rreth 20 sekonda.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kroaci termeti ne kroaci kroaci termeti ne kroaci

Sondazh

Poll