Bota

Plas një bombol gazi në Prishtinë, plagosen 15 persona/ SHSKUK: Janë jashtë rrezikut për jetën

29 Dhjetor 2020, 19:11 Nga DOSJA
Plas një bombol gazi në Prishtinë, plagosen 15 persona/ SHSKUK:

KOSOVË -Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “Marigona” të Prishtinë, ku në një lokal ka shpërthyer një bombol gazi dhe janë lënduar 15 persona. Ndërkohë, është bërë e ditur se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Lajmi është konfirmuar nga një njoftimi në Facebook, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (SHSKUK).

Dr. Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, në orët e mbrëmjes ka vizituar të lënduarit nga  gazi që po trajtohen në QKUK, ku nga afër është njoftuar për gjendjen e tyre shëndetësore. Gjatë vizitës, stafi mjekësor e njoftoi se të lënduarit kanë pësuar lëndime në pjesë të  ndryshme, ku 9 prej tyre po trajtohen në Klinikën e Kirurgjisë  Plastike. Asnjëri nga të lënduarit nuk është  në rrezik për jetë,”-thuhet në njoftimin e SHSKUK.

Më herët për rastin ka reaguar dhe mjeku Ejup Govori kujdestar në Klinikën Emergjente, i cili ka thënë se 7 prej personave kishin djegje në ftyrë dhe në duar, ndërsa personat e tjerë me plagë më të lehta.

“Sot rreth orës 12:45 minuta janë sjell me autoambulancë 15 raste të lënduar, 7 prej tyre janë me djegie që kanë përfshirë fytyrën dhe shuplakat e duarve, me të vërtet djegia është serioze mund të them sepse është e lokalizuar në fytyrë dhe është një djegie relativisht e lartë, djegien e shkallës së dytë dhe aty këtu djegie e shkallës së tretë kjo e bënë serioze djegien dhe gjendjen e tyre shëndetësore. Gjendja e tyre nuk është në rrezik fatmirësisht që nuk ka përfshirë sipërfaqe të mëdha, mirëpo djegia është e shkallës se lartë të gjithë janë trajtuar fillimisht dhe janë pranuar në Kirurgjinë Plastike për mjekim të mëtutjeshë,  fatmirësisht djegja nuk ua ka përfshirë sytë…Rastet e tjera janë jo me gjendje të rëndë por me lëndime të eksremiteteteve të kokës, shpinës dhe janë me lëndime te lehtë dhe ata lirohen për në shtëpi,”-ka thënë ai. 

Sakaq, policia po merret me zbardhjen e plotë të shkakut që ka sjellë lëndimin e 15 personave.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni plas nje bombe gazi ne kosove plas nje bombe gazi ne kosove

Sondazh

Poll