Bota

Dhunuan një të mitur afër shkollës/ Nis hetimi për dy policët në Kosovë, pezullohen nga detyra

29 Dhjetor 2020, 19:33 Nga DOSJA
Dhunuan një të mitur afër shkollës/ Nis hetimi për dy

KOSOVË-Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur një hetim, për dy policët, të cilët janë shfaqur në një video ditën e sotme duke dhunuar një te mitur. Ndërkohë, pas hetimeve paraprake është marrë vendimi që të dy, të pezullohen, deri në përfundim të hetimeve.

“Hetuesit e IPK-së pas publikimit të videos në medie janë angazhuar duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast që kanë përfshirë marrjen e deklaratave si dhe sigurimin e disa video incizimeve. Pas disa veprimeve hetimore fillestare, hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar pezullimin e dy zyrtarëve policorë (një zyrtare policore dhe një rreshter policor) që janë përfshirë në këtë incident,“-thuhet në njoftimin e policisë.

Një video tronditëse është publikuar ditën e sotme nga mediat në Kosovë. Një oficere policie në bashkëpunim me kolegun e saj janë xhiruar duke dhunuar në afërsi të një shkolle, një vajzë të mitur.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dhunimi i te mirtures nga policia ne kosve kosove dhunimi i te mirtures nga policia ne kosve kosove

Sondazh

Poll