Bota

U arrestua pasi raportoi për Wuhanin/ BE-ja bën thirrje për lirimin e saj, Peter Stano: Zhang ka qenë subjekt i torturave, d

29 Dhjetor 2020, 19:49 Nga DOSJA
U arrestua pasi raportoi për Wuhanin/ BE-ja bën thirrje për

BRUKSEL-Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të gazetares  kineze, Zhang Zhan, e cila është dënuar me burg, pasi ka dokumentuar fazat e hershme të pandemisë së koronavirusit në qytetin e Wuhanit. Deklarata e BE-së u lëshua pak përpara se Brukseli të nënshkruajë një pakt të madh investimi me Pekinin.

“Para ndalimit të saj, Zhang Zhan kishte raportuar në lidhje me pandeminë e koronavirusit në Wuhan. Sipas burimeve të besueshme, Zhang ka qenë subjekt i torturave dhe keqtrajtimeve gjatë ndalimit të saj dhe gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar seriozisht. Është e rëndësishme që ajo të marrë ndihmën e duhur mjekësore,”– ka thënë zëdhënësi i politikës së jashtme të BE-së Peter Stano në një deklaratë.

Zhang Zhan është dënuar të hënën me katër vjet burg, pasi është shpallur fajtore për provokimin e telasheve, një akuzë kjo që shpesh ngrihet kundër aktivistëve në Kinë. 

Zhang është arrestuar në maj dhe është një prej disa gazetarëve që janë përballur me probleme, për shkak të raportimit për situatën në Wuhan, qytetin e parë kinez ku ka shpërthyer koronavirusi. Zhang, 37 vjeçe, ka qenë në grevë urie disa muaj dhe avokatët e saj thonë se gjendja e saj shëndetësore është e dobët. Gazetarja është arrestuar edhe në vitin 2019, pasi ka shprehur mbështetje për aktivistët pro demokracisë në Hong Kong.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota be kine zhang zhang be kine zhang zhang

Sondazh

Poll