Bota

“Pacientët po vdesin si mizat”/ Infermierja me lot në sy u bën thirrje qytetarëve: Ju lutem jini të kujdesshëm

29 Dhjetor 2020, 19:26 Nga DOSJA
“Pacientët po vdesin si mizat”/ Infermierja me lot në sy u

KALIFORNI- Thirrje e një infermierje nga Kalifornia ka përlotur botën.  Në një video që është bërë virale në rrjetet sociale, Gayana Chuklansev, u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm ndaj koronavirusit. Ajo thotë se spitalet janë mbushur plot dhe se nuk ka më ilaçe dhe ventilator për t’u kujdesur për pacientët e infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse.

Videoja ku infermierja shfaqet me lot në sy, është parë 1.3 milionë herë që nga e hëna, e kësaj jave.

“Nuk di si ta them ndryshe por po ju lutem që të ndaloni së qeni të pakujdesshëm. Ne nuk kemi ventilator për pacientët. Nuk kemi ilaçe qetësuese. Pacientët po vdesin si mizat. Ne jemi plot. Jemi në kapacitet maksimal. Nuk kemi burime. Nuk kemi staf. Mjekët tanë nuk mund të intubojnë më sepse kanë nga 40 pacientë secili”, tha infermierja.

♬ original sound – Gayana Chuklansev

Që prej fillimin të pandemisë e deri më tani në Kaliforni janë raportuar   më shumë se 2.1 milion raste me Covid-19 dhe më shumë se 24,000 vdekje.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gayana chuklansev gayana chuklansev

Sondazh

Poll