Bota

Pas Kroacisë, tërmeti 4,4 ballë trondit Italinë, lëkundjet ndjehen edhe në Milano

29 Dhjetor 2020, 18:21 Nga DOSJA
Pas Kroacisë, tërmeti 4,4 ballë trondit Italinë,

ITALI– Pas Kroacisë edhe Italia është goditur nga një tërmet i fortë. Sipas të dhënave nga autoritetetet italiane tërmeti ishte me madhësi 4.4, me epiqendrën e tij në zonën e Veroneses.

Mësohet se tërmeti ka rënë në orën 3:36 pasdite dhe është ndjerë në shumë zona të Italisë Veriore, përfshirë Milanon.

Po ashtu janë regjistruar edhe disa lëkundje të tjera me një epiqendër afër Salizzoles (Verona), i pari, me madhësi 3.4, u regjistrua në 14:02, i dyti, me madhësi 2.8, në 14:44.

Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar appo viktima por vetëm dëme materiale.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota termet ne itali termet ne itali

Sondazh

Poll