Bota

Marrëveshja e shumë pritur e biznesit midis BE-së dhe Kinë-së mund të finalizohet javën e ardhshme

29 Dhjetor 2020, 17:54 Nga DOSJA
Marrëveshja e shumë pritur e biznesit midis BE-së dhe

KINË-Bashkimi Evropian dhe Kina janë pranë arritjes së një marrëveshjeje të shumëpritur biznesi. Bëhet e ditur se marrëveshja mund të finalizohet javën e ardhshme dhe do t’u japë kompanive evropiane më shumë akses në tregjet kineze dhe do të përmirësojë klimën e konkurrencës.

Gjithashtu, marrëveshja pritet t’i japë Pekinit akses në një pjesë të vogël të sektorit të energjisë së rinovueshme mbi baza reciproke. Sipas medive marrëveshja, ka si qëllim po ashtu të heqë barrierat për investime në Kinë, si për shembull kërkesat për sipërmarrje të përbashkëta dhe tavane për pronësinë e huaj në industri të caktuara. Pasi marrëveshja të nënshkruhet, ajo duhet ratifikuar nga parlamenti evropian, një proces që sidoqoftë nuk do të nisë deri në gjysmën e dytë të vitit 2021.

Bisedimet për marrëveshjen nisën në 2014 por ngecën në vend për vite pas një numër përplasjesh. Ndërkohë, kjo marrëveshje vjen menjëherë pas asaj të pas Brexit-it me Britaninë e Madhe. Një nga pikat kyçe të kinës ka qenë kërkesa për akses në tregjet e energjisë së BE-së.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota be be-kine kine be be-kine kine

Sondazh

Poll