Bota

VIDEO/ Vaksinohet zëvendës presidentja e SHBA-së Harris, komenti i saj: Ishte e lehtë. Nuk e ndjeva

29 Dhjetor 2020, 18:21 Nga DOSJA
VIDEO/ Vaksinohet zëvendës presidentja e SHBA-së Harris, komenti

SHBA-Zëvendës presidentja e zgjedhur e SHBA-së Kamala Harris ditën e sotme ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid. Sipas mediave të huaja, ajo ka zgjedhur të marrë vaksinën Modera, e cila është miratuar në Shtetet e Bashkuara, pas asaj Pfizer.

Ndërkohë, bëhet e ditur se ajo e mori vaksinën në një qendër mjekësore në juglindje të Uashingtonit, ku banojnë shumë komunitete jo-amerikanë. Pas vaksinimit ajo ka komentuar procesin, ku ka thënë se nuk ka pasur dhimbje.

Në rregull, le ta bëjmë. Ishte e lehtë. Faleminderit. Nuk e ndjeva,“-ka thënë Harris.

Video e plotë:

Vaksinimi i zv/Presidentes Kamala Harris ka ardhur një javë pas vaksinimit të Presidentit Biden, i cili mori dozat e para një javë më parë së bashku me bashkëshorten e tij, Jill me vaksinën Pfizer/ BionTech. Procesi i vaksinimit në SHBA ka nisur më 14 dhjetor dhe deri më tani janë vaksinuar mbi 2 milionë njerëz.

(k.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britania e madhe kamala harris britania e madhe kamala harris

Sondazh

Poll