Bota

Presidenti kroat shokohet nga pasojat e tërmetit, i vjen në mendje Shqipëria: E tmerrshme! Njësoj si Durrësi vitin e kaluar

29 Dhjetor 2020, 17:01 Nga DOSJA
Presidenti kroat shokohet nga pasojat e tërmetit, i vjen në mendje

KROACI-Presidenti Zoran Milanoviç ka shkuar në Petrinja, qytetin më të goditur nga tërmeti në Kroaci. Gjatë vizitës së tij atje ai ka bërë dhe një koment për situatën, të cilën e ka quajtur të tmerrshme. Gjithashtu ai e ka krahasuar dhe me tërmetin në Kroaci me atë që preku vendin tonë një vit më parë, me epiqendër në Durrës.

E tmerrshme! Çfarë tmerri! Ushtria është këtu. Kazermat mund të strehojnë disa qindra njerëz, familje. Por … është një tmerr. Ishte një vit i vështirë, i tmerrshëm. Ky është si të shtosh edhe një dhimbje listës me dhimbje pa fund. Kjo do të ndërtohet, por një njeri, një fëmijë humbi jetën. Vitin e kaluar tërmeti më i fortë ishte në Durrës, Shqipëri, 6, 4 ballë. Ky është praktikisht e së njëjtës forcë,”-ka thënë presidenti.

Një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës rihter ka shkundur sot Kroacinë, duke shkaktuar 20 të plagosur deri tani dhe të paktën një viktimë. Tërmeti me epiqendër në qytetin e Petrinjës, në afërsi të kryeqytetit kroat, Zagrebi, ka pasur thellësinë 10 kilometra dhe ka zgjatur rreth 20 sekonda.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kroaci termeti ne kroaci zoran milanoviç kroaci termeti ne kroaci zoran milanoviç

Sondazh

Poll