Bota

GJESTI i të riut nga Kosova për të prekurit e tërmetit në Kroaci, shkon vetë dhe u shpërndan bukë

29 Dhjetor 2020, 16:28 Nga DOSJA
GJESTI i të riut nga Kosova për të prekurit e tërmetit

KROACI-Tërmeti 6.3 Rihter, i cili ka goditur sot Kroacinë, ka shkaktuar vdekjen e një vajze 12-vjeçare dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Ndërkohë, që kanë nisur ndihmat për njerëzit e prekur, duke iu ofruar ushqime dhe strehim. Një shqiptar nga Hasi i Kosovës, Alban Morina ka ndihmuar duke shpërndarë bukë për personat në nevojë. Ai ka bërë dhe një postim në Facebook, me të cilit ka kërkuar të dijë se kush ka nevojë për ndihma.

E di që nuk është koha e postimit por duhet të di kush që nuk ka bukë, kush në shesh nuk ka ushqim për sonte dhe nesër,”-ka shkruar ai.

Një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës rihter ka shkundur sot Kroacinë, duke shkaktuar 20 të plagosur deri tani dhe të paktën një viktimë. Tërmeti me epiqendër në qytetin e Petrinjës, në afërsi të kryeqytetit kroat, Zagrebi, ka pasur thellësinë 10 kilometra dhe ka zgjatur rreth 20 sekonda.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni alban morina termeti ne kroaci alban morina termeti ne kroaci

Sondazh

Poll