Bota

VIDEO/ Rrëfimi i burrit që mbajti për 40 minuta në krahë 14-vjeçaren që vdiq nga tërmeti në Kroaci: Dikush do të përg

29 Dhjetor 2020, 17:19 Nga DOSJA
VIDEO/ Rrëfimi i burrit që mbajti për 40 minuta në

KROACI-Tërmeti që goditi sot Kroacinë ka shkaktuar vdekjen e një vajze 14-vjeçare. Dinko Raucevi është një nga dëshmitarët që është munduar për 40 minuta që ta mbante vogëlushen gjallë, por nuk ia doli dot. Në një rrëfim për mediat, ai ka thënë se ambulanca ka ardhur pas 40 minutash dhe se dikush duhet të japë llogari për atë që i ndodhi vajzës.

“Kjo i ra asaj, kjo pjesë e shtëpisë, unë e mbajta gjallë për më shumë se 40 minuta. Nuk ka pasur ndonjë urgjencë, dikush do të përgjigjet për atë fëmijë, më besoni. Unë e njoha, më besoni dikush do të përgjigjet. Pas 40 minutash, mbërriti një ambulancë. Vajza mbushi 14 vjet pesë ditë më parë. Ambulanca erdhi dhe u largua, unë i mbaja pulsin. Kjo është një ditë e vështirë, një ditë shumë e vështirë,”-ka thënë ai.

Video e plotë:

Një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës rihter ka shkundur sot Kroacinë, duke shkaktuar 20 të plagosur deri tani dhe të paktën një viktimë. Tërmeti me epiqendër në qytetin e Petrinjës, në afërsi të kryeqytetit kroat, Zagrebi, ka pasur thellësinë 10 kilometra dhe ka zgjatur rreth 20 sekonda.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dinko radučevi termeti ne kroaci dinko radučevi termeti ne kroaci

Sondazh

Poll