Bota

VIDEO/ Kryetari i Bashkisë në qytetin kroat krahason ngjarjen me shpërthimin në Hiroshimë: Vendi është  shkatërruar plo

29 Dhjetor 2020, 16:09 Nga DOSJA
VIDEO/ Kryetari i Bashkisë në qytetin kroat krahason ngjarjen me

KROACI-Kryetari i bashkisë në Petrinja, Darinko Dumbović, ka folur në lidhje me termetin që ka goditur vendin. Ai e ka krahasuar tërmetin me shpërthimin në Hiroshimë, teksa ka kërkuar ndihmë. Ndërkohë, teksa ka folur për mediat toka filloi të dridhej dhe njerëzit u  larguan të frikësuar. Ai ka thënë se tërmeti ka lënë pasoja të shumta ku për fat të keq kanë humbur jetën dhe fëmijë.

“Ne po tërheqim njerëz nga makina, unë gjithashtu dëgjova se kopshti ishte shembur. Ekziston një panik i përgjithshëm, njerëzit po kërkojnë të largohen. Iu bëjë thirrje të gjithëve që mund t’i vijnë në ndihmë Petrinja, veçanërisht zjarrfikësit profesionistë dhe ushtrisë. Qyteti im është shkatërruar plotësisht. Ne kemi fëmijë të vdekur. Nuk mund të përshkruhet. Kjo është si Hiroshima. Ne kemi nevojë për zjarrfikës, nuk e dimë se çfarë ka nën sipërfaqe, një çati ra mbi një makinë, ne kemi nevojë për ndihmë,”-ka thënë ai.

Video e plotë:

Pogledajte trenutak kada se zatresla #Petrinja pic.twitter.com/bZQxtGpU3f

— TV N1 Sarajevo (@N1infoSA) December 29, 2020

Një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës rihter ka shkundur sot Kroacinë, duke shkaktuar 20 të plagosur deri tani dhe të paktën një viktimë. Tërmeti me epiqendër në qytetin e Petrinjës, në afërsi të kryeqytetit kroat, Zagrebi, ka pasur thellësinë 10 kilometra dhe ka zgjatur rreth 20 sekonda.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni darinko dumbović termeti ne kroaci darinko dumbović termeti ne kroaci

Sondazh

Poll