Bota

Mori dozën e dytë të vaksinës! Margaret Keenan u jep ‘zemër’ të tjerëve: Iu sugjeroj të vaskinoheni

29 Dhjetor 2020, 15:53 Nga DOSJA
Mori dozën e dytë të vaksinës! Margaret Keenan u jep

BRITANIA E MADHE-Margaret Keenan, 91-vjeçarja, e cila është personi i parë që mori vaksinën Pfizer në Britaninë e Madhe, ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës. Pasi mori për herë të dytë vaksinën Keenan, ka thënë se i inkurajon të gjithë që të injektohen.

Unë do t’i nxisja të gjithë të bënin vaksinën e tyre kur t’iu kërkohet nga autoritet,”-ka thënë ajo.

Britania e Madhe është vendi i parë që ka aprovuar përdorimin masiv të vaksinimit  antiCovid, më 8 dhjetor. 

Nëna e katër fëmijëve, nga Coventry, ishte e para në radhë për vaksinën kur filloi një përhapje masive, pasi mori dozën e parë ajo u shpreh se ishte dhurata më e mirë që mund të kishte marrë. Ndërkohë deri më tani në Britaninë e Madhe janë vaksinuar rreth 800,000 njerëz.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni brtiania e madhe margaret keenan brtiania e madhe margaret keenan

Sondazh

Poll