Sport

Hallaçi nis “aventurën” në krye të Kukësit, sot para medias…

29 Dhjetor 2020, 06:58 Nga DOSJA

TIRANE – Ish-kapiteni Rrahman Hallaçi ka nisur të hënën aventurën si trajner i skuadrës së Kukësit. Pas dorëheqjes së Skënder Gegës pas humbjes së thellë 4-1 ndaj Partizanit, ai do të zerë do të zërë vendin në krye të pankinës së skuadrës verilindore

Edhe pse kjo ishte paralajmëruar nga presidenti Gjici, klubi kuksian e ka zyrtarizuar këtë me një njoftimi në rrjetet sociale, ku bën të ditur se ish-trajneri i U-21 vitin e shkuar dhe zevendësi i Gegës, Rraman Hallaçi, do të jetë trajner i ri i skuadrës verilindore për vijimin e sezonit.

“Skuadra ka zhvilluar sot stërvitjen e parë zyrtare nën drejtimin e trajnerit Rraman Hallaçi, në prag të ndeshjes ndaj Teutës, njëkohësisht e fundit për vitin 2020.

Ish-kapiteni Rraman Hallaçi, do të jetë trajneri i skuadrës së parë, duke qenë njohës i mirë i skuadrës dhe klubit. Me fanellën e Kukësit si futbollist, Hallaçi ka fituar titullin kampion dhe tani është koha për të luftuar dhe fituar si trajner! Suksese profesor Hallaçi!”- shkruhet në njoftimin e klubit të Kukësit.

Gjithashtu klubi verilindor ka njoftuar, se trajneri i ri Hallaçi, do të dali sot në konferencën për shtyp para ndeshjes së vështirë ndaj Teutës, për javën e 12 të Superiore dhe të fundit për këtë vit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hallaci trajneri i ri kukesit ish-kapiteni rrahman hallci zevendesi i geges hallaci trajneri i ri kukesit ish-kapiteni rrahman hallci zevendesi i geges

Sondazh

Poll