Politike

Shkreli flet si zv.ministër: Në fillim të janarit nis ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Durrës, rruga për vetëm 19 minuta

29 Dhjetor 2020, 16:20 Nga DOSJA
Shkreli flet si zv.ministër: Në fillim të janarit nis

TIRANË– Artan Shkreli, i cili tashmë është emëruar drejtor i Institutit të Ndërtimit, së fundmi në një konferencë për gazetarët ka folur si si zv.ministri në ikje i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në fjalën e tij ai prezantuar idenë për nisjen e ndërtimit të hekurudhës Tiranë- Durrës, që sipas tij do të nisin në fillim të janarit. Shkeli ka thënë se hekurudha  do të lidhe dy qytetet kryesore të vendit, vetëm për 19 minuta. Ai ka sqaruar se trenat do të bëjnë vajtje ardhje, sakaq ka thënë se çmimi i biletës do të jetë në varësi të kompanisë.

“Ne fillim te janarit nisin punimet për hekurudhën Tirane Durres. Po shikohet mundësia që kjo hekurudhë të elektrifikohet. Mendohet që rruga Tiranë-Durrës të bëhet për 18-19 minuta që është kohë e shkurtër. Trenat do bëjnë vajtje-ardhje. Edhe Rinasi do të arrihet shumë shpejt. Objektivi është 9 minuta. Peshën më të madhe në hekurudhë do ta mbajë spastrimi i mallrave. Ne kemi menduar të shikojmë sa do impaktojë që të bëjmë një plan për autostradën e ardhshme Tiranë-Durrës e cila do të rishikohet pas këtyre punimeve. Me fillimin e vitit fillojnë dhe punimet, tashmë ka marrë fund procesi burokratik. Ndërsa për çmimin e biletës do të diskutojmë edhe në varësi të kompanisë”, tha Artan Shkreli.

Ditën e sotme janë bërë ndryshime në qeveri. Dosja.al ka mësuar se Etjen Xhafaj, është emëruar zv/ministër i Infrastrukturës duke zëvendësuar Artan Shkrelin.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artan shkreli artan shkreli

Sondazh

Poll