Sport

MSN-ja nuk është ndarë,Messi tregon mesazhet në WhatsApp: Neymar-it i kam thënë që…

28 Dhjetor 2020, 21:03 Nga DOSJA
MSN-ja nuk është ndarë,Messi tregon mesazhet në WhatsApp:

EUROPË-Neymar shkoi në Paris për të luajtur me PSG, Suarez u transferua te Atletico Madrid … Messi qëndroi me Barcelona. MSN-ja famshme është ndarë por që ekziston në WhatsApp siç përmendet nga Messi.

“Ne kemi një grup në WhatsApp me Neymar dhe Luis Suarez. Mesazhi i fundit që kam shkëmbyer me Neymar ishte në lidhje me shortin e Ligës së Kampionëve. Nuk doja ta përballja tani ”.Të tre fenomenet nuk kanë luajtur së bashku që nga viti 2017 por Neymar nuk humbet kurrë një mundësi për të riafirmuar ëndrrën e tij: të luajë përsëri me Messin!

Messi ende mban fanellën e Barcelonës por kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2021 kështu që nga muaji tjetër ai do të jetë i lirë të nënshkruajë për klube të tjera, Pochettino do ta donte atë te PSG, Guardiola do të bëjë gjithçka për ta sjellë atë në Manchester dhe Interi i Zhang është vigjilent.

Koeman duket i qetë, ai thotë se është i sigurt që Messi mund të qëndrojë në Barcelonë. Megjithatë bisedat Messi-Neymar-Suarez është akoma aktiv dhe çdo prapaskenë mund të ndodhë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona messi neymar suarez barcelona messi neymar suarez

Sondazh

Poll

Sport 28 Dhjetor 2020, 12:06

Poketino-Paris SG, pritet vetëm zyrtarizimi

FRANCE – Skuadra franceze e Paris SG, nuk po arrin të gjejë trajnerin e duhur që të justifikojë shpenzimet e mëdha që bën për lojtarët, duke fituar një trofe eu...