Sport

Frymëzohet nga Giorgio Chiellini dhe kujton përballjen me Ronaldon, Marash Kumbulla rrëfen me tifozët disa momente të veça

28 Dhjetor 2020, 20:27 Nga DOSJA
Frymëzohet nga Giorgio Chiellini dhe kujton përballjen me Ronaldon,

ROMË-Në këto ditë të fundit të vitit 2020, shumë persona të famshëm dhe futbollistë po u japin disa minuta tifozëve të tyre duke u kërkuar  të bëjnë pyetje ose të postojnë disa fotografi të veçanta.

Një nga këta është Marash Kumbulla, i cili iu përgjigj fansave përmes profilit të tij zyrtar në Instagram. Një tifoz pyeti mbrojtësin e Romës se nga cili futbollist është frymëzuar dhe shqiptari nuk mendoi për asnjë moment: “Që në moshë të vogël më ka frymëzuar Giorgio Chiellini”. Qendërmbrojtësi i Juventusit ka qenë gjithmonë shembull për numrin 24 verdhekuq.

Kumbulla më pastaj tregoi, pas një pyetjeje tjetër të fansave, se cila ka qenë ndeshja e tij më e mirë. Ish-futbollisti i Verona u përgjigj duke postuar një foto ku po i ndërhynte Cristiano Ronaldos. Për futbollistin e Kombëtares Shqiptare ishte “dita më e mirë e jetës sime”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport chiellini marash kumbulla chiellini marash kumbulla

Sondazh

Poll

Sport 28 Dhjetor 2020, 12:06

Poketino-Paris SG, pritet vetëm zyrtarizimi

FRANCE – Skuadra franceze e Paris SG, nuk po arrin të gjejë trajnerin e duhur që të justifikojë shpenzimet e mëdha që bën për lojtarët, duke fituar një trofe eu...