Politike

Rama i bindur: Do fitoj mandatin e tretë, alternavitat e tjera janë ‘Zot na ruaj’

29 Dhjetor 2020, 10:47 Nga DOSJA
Rama i bindur: Do fitoj mandatin e tretë, alternavitat e tjera janë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se do të fitojë një mandat të tretë në 25 prill të vitit të ardhshëm. Në konferencën e fundit me gazetarët, Rama tha se Partia Socialiste ka aq shumë projekte për të bërë dhe se ajo që është objektive sipas tij është që nuk ka asnjë alternativë përveç Partisë Socialiste.

Duke komentuar ‘rivalët’ politikë, Rama tha se janë të ‘ububushme’ dhe alternativa ‘Zoti na ruajt’. Kryeministri shtoi gjithashtu se në mandatin e tretë me Partinë Socialiste, Shqipëria ka aq shumë projekte për të bërë e për të përfudnuar si aeroportet ashtu edhe procesin e rindërtimit.


Pjesë nga biseda 

Muhamed Veliu: Ju i keni nisur përgatitjet e 25 prillit që në shtator me organizimin e partisë. Sa konfident ndiheni ju sot se si ju përsëri do të jeni kryeministër për Shqipërinë?

Edi Rama: Besoj që kështu do të ndodhë i dashur, besoj se kështu do të ndodhë…kjo nuk ka të bëjë thjesht me mua, ka të bëjë me të gjithë ne, sepse Shqipëria nuk mund të kthehet mbrapa, Shqipëria ka kaluar dy sprova të rënda me të cilat është në proces, por më e keqja është lënë pas krahëve. Pas luftës me Covid-19 do të vijë një periudhë e re. Mund të konsiderohet e kaluar pjesa më e keqe edhe e tërmetit. Janë kaq shumë gjëra të reja për tu bërë. Më pyeti përpara dhe kur iu përgjigjia pa dashje njëri nga koleget, çfarë investimesh kemi në proces, realisht kemi projekte shumë të rëndësishme. Shqipëria në mandatin tonë të tretë do të bëhet me aeroporte të reja. Për më tepër kush është alternativa?! Alternativa është Zoti na ruajt. Ilir Meta, Sali Berisha, Monika, Lulzim Basha, Nard Ndoka, Fatmir Mediu. Kush janë?! Edhe shto ujë e shto miell deri te tymi i doganës. Është një alternativë e ububububueshme. Imagjinoni që me këta të vazhdojë rindërtimi, të zhvillohen këto investime, të vazhdojë procesi i pastrimit të drejtësisë. Është e pamendueshme. Realisht, objektivisht e pamendueshme. Ajo që është objektive është që nuk ka asnjë alternativë përveç Partisë Socialiste. Konferencën e fundvitit të ardhshëm, do ta kemi prapë bashkë këtu. Natyrisht, mes meje, jush dhe kësaj që thashë është edhe dikush tjetër. Kështu që të mos bëjmë sfida…

Lajmi kryesor: VIDEO/ Rama jep LAJMIN E MADH: Nis vaksinimi ndaj Covid-19 në mes të Janarit! Kemi shkatërruar 30 banda, të larguarit nga drejtësia do japin llogari një e nga një për pasurinë

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama me gazetaret 29 dhjetor 2020 edi rama edi rama me gazetaret 29 dhjetor 2020

Sondazh

Poll